Ndihmohen 20 familje skamnore në Lipjan

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 20:27 | Nga

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në vazhdën e aksioneve të përditshme, ka ndihmuar 20 familje skamnore në komunën e Lipjanit.

Këto familje që janë përzgjedh në bashkëpunim me autoritetet komunale kanë përfituar nga një pako, në të cilën janë përfshirë gjëra ushqimore, higjienike, si dhe batanije në vlerë prej 55 euro.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë për Ekonomia Online se aksioni i sotëm është mundësuar nga disa donatorë të cilët jetojnë kryesisht në vendet perëndimore.

Ai ka falënderuar të gjithë donatorët, me theks të veçantë mërgimtarët të cilët vazhdimisht po mbështesim aksionet e tilla.

Familjet që përfituan nga ky aksion bamirës, falënderuan të gjithë ata që po kujdesen për mirëqenien e tyre.

E zyrtarët komunalë të Lipjanit e falënderuan Kastratin për ndihmën dhe në shenj nderimin i ndan mirënjohje, duke vlerësuar lart kontributin dhe angazhimin e kësaj shoqate për ndihmën që po i ofron familjeve skamnore në këtë rajon.

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

 

Të ngjashme