Ndikimi i COVID-19 në të hyrat tatimore

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 23:45 | Nga Kushtrim Ajvazi

Nga fillimi i pandemise deri ne tetor 2020 kemi renie te te hyrave tatimore per 180 milion euro.

  • 130 milionë euro me pake nga te hyrat doganore,
  • 50 milionë euro me pak nga te hyrat e ATK-se.

_
22% e total te hyrave me pak nga ATK e perbejne tatimi ne te ardhura personale. Qe eshte nje tregues i mire se kemi humbje te konsiderueshme te vendeve te punes gjate kesaj periudhe. Kriza do te thellohet edhe me shume per cdo dite vonese te mosvotimit te Ligjit per Rimekembje Ekonomike.

Ne anen tjeter sektori publik vazhdon te marr pagat e plota sikur te mos kishte pandemi fare.

Në një situatë të tillë, në një shtet normal i tërë sektori privat duhet të mblidhet te dyert e Parlamentit të mos i lejojë të dalin deputetët nga Parlamenti derisa të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, me nje konsensus të plotë.

Pandemia i ka prekur te gjithe qytetaret prandaj ne raste te tilla inatet politike duhet t’i leni anash dhe te mirret shembull i mire Komuna e Prishtines, qe te gjithe po behen bashke per t’a tejkaluar kete situatë me të cilën po perballen qytetaret nga pandemia e COVID-19.

Po nuk i ndihmuat sektorit privat ne situata te tilla. Atehere skeni pse merrni paga nga tatimet e sektorit privat.

Të ngjashme