Nëse vuani nga migrena, ka ardhur koha që të heqni dorë nga pirja e kafesë. Studiuesit kanë zbuluar se pirja e tre ose më shumë kafevë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun e një sulmi.
Studimi mori si model 98 njerëz që vuanin nga migrena të cilët thanë se kanë dhimbje koke deri në 14 ditë në muaj. Ata zbuluan se pirja deri në dy filxhanë kafeje ose pije të tjera me kafeinë nuk kanë asnjë ndryshim në mundësinë e tyre për një migrenë.
Por kur pinin tre filxhanë kafe, rreziku për të patur një sulm në të njëjtën ditë u rrit me 40 përqind. Nëse do të pinin 5 kafe, ajo u rrit me 161 përqind. Udhëheqësi i studimit, Elizabeth Mostofsky, nga Universiteti i Harvardit, tha: ‘Pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë nuk duket të jetë e lidhur me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë mund të shoqërohen me shanse më të larta për të zhvilluar një dhimbje koke. ‘
Më shumë se tetë milion britanikë – tre të katërtat e tyre gra – vuajnë nga sulmet e migrenës, të cilat përfshijnë marramendje, nauze dhe dhimbje koke. Dhimbjet mund të zgjasin nga katër deri në 72 orë.Migrena prek më shumë njerëz sesa diabeti, astma dhe epilepsia të kombinuara .
Studiuesit, rezultatet e të cilëve janë botuar në American Journal of Medicine, thanë që ndikimi i kafeinës te migrena është komplekse sepse varet nga doza dhe frekuenca. Edhe pse mund të shkaktojë një sulm, ajo gjithashtu mund të ketë një efekt qetësues.
Pjesëmarrësit plotësuan disa ‘’ditarë’’ dy herë në ditë për gjashtë javë duke raportuar për shpeshtësinë dhe ashpërsinë e migrenës dhe konsumimin e pijeve me kafeinë. Shkaku i migrenës nuk është kuptuar plotësisht. Ajo mendohet se ndodh kur aktiviteti jonormal i trurit ndikon në sinjalet nervore, kimikatet dhe enët e gjakut në tru. Shkaktarë të tjerë të mundshëm përfshijnë stresin, ankthin, depresionin, gjumin me cilësi të dobët ose ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual.
Dehidratimi, pirja e tepërt e alkoolit dhe ushqimi i paktë mund ta shkaktoj gjithashtu atë. Qetësuesit shpesh janë një trajtim efektiv, gjithashtu fjetja ose shtrati në një dhomë të errët janë gjithashtu teknika të rekomanduara.