Sonte u zhvillua ceremonia festive e ndezjes së dritave dekorative në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të shënuar atmosferën e festave të fundvitit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

