Në Deçan u ndezën qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët.
Nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Nesër, e diel, do të varrosen dy nxënësit e vrarë. Ndërkaq, sulmuesi nuk është identifikuar ende.
Kryetari Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj për Ekonomia Online tha se organet kompetente janë të fokusuar në zbulimin e rastit.
“Organet e rendit po merren intenzivisht me këtë punë dhe i përgëzoj për aktivitetin dhe punën që po e bëjnë. Deri më tani përpos që janë të përkushtum dhe të fokusum tej mase që me zbulu këtë rast, nuk e kem ndonjë informatë më të re.
Ramosaj tha se me familjarët e viktimave ka qenë që prej momentit që ka dëgjuar.
“Sado kudo me u mundu me i lehtësu rrethat e dhimbjes së tyre dhe me i tregu që jem në përkrahje të tyre. Po presim edhe po shresojmë e po besojmë që kapacitetet shtetërore do të jenë të plota deri në zbulimin përfundimtar të rastit”, tha Ramosaj.