Ndizen qirinj në Prishtinë në nderim të policit të vrarë në veri

Prishtinë | 24 Sht 2023 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Në nderim të policit të rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku, qytetarët kanë ndezur qirinj para Stacionit Policor në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Qirinj kanë ndezur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Pritet që edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar të ndezin qirinj.

Afrim Bunjaku është polici i vrarë të dielën në veri, nga një grup terroristësh serb, përderisa dy të tjerë janë lënduar në fshatin Banjskë të Zveçanit.

VIDEO LIVE:

Të ngjashme