Pas numërimit të votave nga diaspora LDK ka përmbysur rezultatin në këtë komunë.
Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.
244 vota janë për LDK-në nga diaspora ndërsa PDK mori 54 vota.
Pas këtij rezultati qytetarët e Dragashit kanë filluar festën në këtë komunë.
Në Dragash po printe Partia Demokratike e Kosovës me 50,21 për qind të votave. Ky rezultat ndryshoi pasi votuesit nga diaspora e votuan kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini.