Zbulohen xhirimet nga dasma e dy të miturve nga Malisheva (Video)

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 14:32 | Nga

Gjithçka duket si një dasëm normale, të ftuarit, muzika, ushqimi e atmosfera janë në nivel.

Por ajo që po çudit të gjithë në dasmën e çiftit Fitim dhe Zelfije Shalës nga rajoni i Malishevës është mosha e tyre e mitur, shkruan Magazina.al

Ceremonia është organizuar sipas traditave në prani të shumë miqëve e familjarëve, por askush nga ta sikur nuk e ka kuptuar se të sapomartuarit janë ende fëmijë.  Ata këndojnë, kërcejnë kurse qifti i ri duken si të hutuar.

Në videon e dasmës që ka siguruar Magazina.al, shihet e gjithë dasma e çiftit të mitur që po habit Kosovën.

Në kurorëzimin e tyre shihen edhe shokët dhe shoqet e qiftit që ende janë fëmijë, kurse të rriturit por me mendësi të të vegjëlve argëtohen në këtë dasëm që nuk do duhet të ndodhte në këtë moshë.

 

https://youtu.be/yv08D1QfDbc?t=1

Zbulohen xhirimet nga dasma e dy të miturve nga Malisheva (Video)

Nuk është skenar filmash por e vërtet, një 14 vjeçar shqiptar i ka dhën fund beqarisë.
Ai është martuar me një vajzë 13 vjeçare, ndërsa kanë zhvilluar këto ditë edhe ceremoninë e dasmës, shkruan Magazina.al

Nuk dihet se në cilin qytet ka ndodhur kjo, por ajo që është e sigurt është se çifti i të miturve janë shqiptar, kjo vërehet edhe në videon që është publikuar në rrjetet sociale, e ku dëgjohet muzika shqipe në dasmën e çiftit.

Sigurisht sipas ligjit,në të gjitha shtetet por edhe në Kosovë është e ndalur të martohet një i mitur nën moshën 18 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme