1945 – Meksika pranohet në OKB
1989 – David Dinkins është zezaku i parë që u zgjodh kyetarë në New York City.
1990 – Mary Robinson është gruaja e parë që zgjedhet presidente e Republikës së Irladës.
1991 – Magic Johnson shpall se është i infektuar nga virusi HIV, kështu që largohet nga NBA.
1996 – NASA lanson mars Global Surveyor.
2000 – Hillary Rodham Clinton zgjedhet në senatin amerikan duke u bërë gruaja Gruaja e Parë që zgjidhet në detyrë publike në ShBA.
2008 – Republika e Kroacisë hap ambasadën në Prishtinë.
1728 lindi – Xhejms Kuk, eksplorues, lundrues dhe kartograf britanik († 1779). Kuk iu bashkua flotës tregtare britanike kur ishte adoleshent, kurse Flotës Mbretërore në 1755. Ai mori pjesë në Luftën Shtatë-vjeçare dhe më vonë kundroi dhe përfundoi hartën e shumicës së hyrjes të Lumit Shën Lorenc gjatë rrethimit të Kebekut. Kjo e lejoi Gjeneral Wolfe të bënte sulmet e tij të famshme të fshehta në Lëndinat e Abrahamit dhe e ndihmoi Kukun të vihej re prej Admiralëve dhe Shoqatës Mbretërore. Kjo erdhi në një pikë të rëndësishme si në karrierën personale edhe në drejtimin e eksplorimeve britanike. Më 1766, ai u bë komandant në anijen Endeavour për të parin nga tre udhëtimet e tij në Paqësor.
Kuku vendosi në hartat evropiane shumë ishuj dhe vija bregdetare për herë të parë. Arritjet e tij mund ti atribuohen kombinimit të aftësive të tija si detar, vëzhgues dhe hartograf i shkëlqyer, si dhe guximi për të eksploruar vendndodhje të rrezikshme për të konfirmuar faktet (për shembull zhytja në rrethin Antarktik përsërimisht dhe eksplorimi përreth Barrierës së Madhe të Shkëmbinjve Nënujorë), apo aftësia për të drejtuar burrat në kushte të papërshtatshme dhe zelli për të zbatuar udhëzimet e dhëna nga Admiralët.
Kuk vdiq në Havai në luftim me vendasit gjatë udhëtimit të tij të tretë eksplorues në Paqësor në 1779.
1867 lindi – Marie Curie, kimiste dhe fizikante franceze me prejardhje hungareze. Maria Sklodovska ka lindur ne Varshavë, Poloni, më 7 nëntor 1867, një nga pesë fëmijët e Bronislawa dhe Wladyslaw Sklodowski. Fëmijët e tjerë të kësaj familjeje ishin Zofia (i lindur 1862), Józef (1863), Bronislawa (1865), dhe Helena (1866).
Gjyshi i Marias, Jozef Skodovski kishte qenë një mësues i respektuar në Lublin. Ndërsa babai i saj jepte matematike dhe fizikë, mësime që Maria i gjurmonte dhe i pëlqente shumë. I ati ishte drejtor i dy gjimnazeve për djem në Varshave. Nëna e saj u nda nga jeta në moshë tepër të re, kur Maria ishte vetëm 12 vjeç, nga tuberkulozi. Pak kohe me vonë, nga sëmundja e tifos vdiq dhe motra e saj e vogël. Kjo gjë beri që Maria t’ia jepte jetën kishës dhe katoliçizmit. Kur Maria ishte 10 vjeçe ajo filloi te frekuentonte shkollën me konvikt që kishte pasur e ëma dhe një 8gjimnaz për vajza, nga i cili kishte marrë diplomën në 12 qershor 1883.Vitet në vijim i kaloi në fshat, tek te afërmit e të atit. Vitet e tjera i kaloi në Varshave me të atin. Familjet e të ëmës dhe të atit tashme kishin humbur pasuritë e tyre, gjë që solli vështirësi në jetën e Marias,motrës dhe vëllait te saj. Maria bëri një marrëveshje me motrën e saj, Bronislava, që ajo ti jepte një asistence gjate studimeve të saj për mjekësi në Paris, në këmbim te një asistence te ngjashme dy vjet me vone. Në lidhje me këtë, ajo mori një pozicion si guvernatore. Fillimisht si juriste e një familjeje në Krakov, pastaj për 2 vite në Ciechanov në familjen Zoravskis, që ishin te afërmit e te atit. Kur ishte duke punuar me familjen e fundit, ajo bie në dashuri me të birin e tyre, Kazmierz Zoravski, i cili kishte alternuar për të ardhmen e tij matematiken. Prindërit e tij e refuzuan martesën e tij me Marian dhe ai ishte i paafte për tu kundërvëne. Maria për pasojë humbi dhe punën e saj si juriste. Ajo gjeti punë tjetër në familjen Fuchs në Sopot, në bregun e detit Baltik, ku kaloi dhe vitet në vijim, gjate gjithë kohës duke financuar motrën e saj.
Në fillim te vitit 1890, Bronislava, pak muaj pasi u martua me Kazimierz Dluski, ftoi Marinë të jetonte me të në Paris. Maria nuk pranoi,sepse nuk ishte në gjendje të shkollohej në universitet dhe akoma shpresonte për martesën me Kazimierz. Ajo u kthye në shtëpinë e të atit, ku kishte shumë kujtime te fëmijërisë.
Në tetor 1891, pas këmbënguljes të së motrës dhe dërgimit te një letre nga Zoravski ku i qartësoi përfundimisht ndarjen e tyre ajo vendosi te shkonte në Francë. Humbja e të dashurit ishte tragjike për të dy. Maria tashmë strehohej në një shtëpi në Paris me motrën dhe kunatin e saj. Njëkohësisht vazhdonte studimet në Sorbonne për matematike-fizike-kimi.
1879 lindi – Leo Trocki, teorist bolshevik dhe marksist. Leon Trotsky (25 tetor 1879 – 21 gusht 1940)
Emri i tij i vërtete është Lev Davidovič Bronštejn (Лев Давидович Бронштейн). Revolucionare dhe teoricien komunist. Ka qenë president i Sovjet të Pjetergradit gjatë revolucioneve të 1905 dhe të 1917. Gjatë mosmarrëveshjeve me Stalinin, gjatë viteve njëzete, u përjashtua nga partia dhe u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. U vra në Meksikë nga një agjent sovjetik.
Lindur në një familje çifute në Yanovka (Ukraine). Sipas kalendarit gregorian data e lindjes së tij është 7 nëntor 1879. U afrua me idetë revolucionare që në moshe të re, kur ka qenë student në universitetin Odessa. Në vitin 1900 u dënua me katër vjet dëbim për në Siberi. Në vitin 1902 arriti të arratisesh nga Siberia dhe u largua për në Londër. Atje u bashkua me Vladimir Lenin, në atë kohë redaktor i gazetës “Iskra” (Shkëndija), organ i Partisë Social Demokratë e Punëtorëve të Rusisë (POSDR). Kur morri pjesë në kongresin e dytë të POSDR, në verë 1913, u bashkua me Menshevikët, edhe pse nuk i qëndroi besnik. Në vitin 1905 u rikthye në Rusi. Përfshirja e tij në grevën gjeneralë të tetorit, si president i Sovjet të Pjetergradit dhe përkrahja e tij për revolucion, e sollën në arrestimin dhe i dhanë si vendim : dëbimi për jete. Në vitin 1907 arratiset dhe largohet përsëri për në Londër, ku merr pjese në kongresin e katërt të partisë. Në tetor martohet në Vjenë. Në vitin 1906 ai shkruan librin “Rezultate dhe Perspektive” i cili i bazuar në idetë e Marksit, Trotsky argumenton se klasa e punëtoreve do të zhvillohet kur të mos ekzistojë me klasa imperialiste. Kjo teori propozon se revolucioni Rus do të jetë filli i një revolucioni global dhe suksesi i socializmit në Rusi do të ndiqet edhe nga shumë vende evropiane. Në vitin 1912 punoi si reporter për gazetën radikale “Kievskaia Mysl” në Ballkan, ku ishte dëshmitar i luftërave të 1912-1913. Shkrimet e tij i boton në librin “Luftërat ballkanike” (1912-1913). Gjate afrimit të Luftës së Parë largohet për në Zvicrën neutrale dhe më pas për në Francë. U dëbua nga Franca dhe jetonte në New York kur Revolucioni Rus (shkurt 1917) largoi Carin. U kthye në Rusi në mars të 1917, ku u bashkua me bolsheviket dhe u morr me veprimtari për të hedhur qeverinë e përkohshme e udhëhequr nga Aleksandër Kerensky.
Në 26-27 tetor të 1917 (6-7 nëntor sipas kalendar julian) Trotsky ishte një nga organizatoret e revolucionit të tetorit të cilin përmbysen qeverinë e përkohshme. Pas revolucionit Trotsky emërohet Sekretar i Punëve të Jashtme, me qellim kryesor për të negociuar paqën me Gjermanet dhe aleatet e saj. Por në traktatin e Brest-Litovskit, Rusia u detyrua të linte gati 1/3 të territorit të saj për të dalë nga lufta e parë botërore. Trotsky kundërshtoi këtë traktat, e cila më pas u firmos nga anëtaret e partisë bolshevike. Në këto rrethana Trotsky jep dorëheqjen si Sekretar i Punëve të Jashtme.
1913 lindi – Albert Camus, dramaturg, eseist dhe gazetar francez, fitues içmimit Nobel per letersi në vitin 1957.U lind me 7 nëntor 1913. I ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.
Harton romanin e rinise “Vdekja e lumtur”, të cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamysë. Boton librin “E mbrapshta dhe e mbara” me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese “Dasma”.
Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje “Aktualet”.
Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik “Miti i Sizifit”, sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin “absurd”. Po atë vit boton romanin “I Huaji”, pasqyrë e brishtësise së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama. “Kaligula”, me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është “Të drejtët” himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja “Mendime për gijotinën” ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botime tjetër është romani “Murtaja” që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.
Botimi i esesë “Njeriu i revoltuar” me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualeve të majtë francezë, me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë “Rënia”, aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.
Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel.
Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.
Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani “Njeriu i parë” që e botuan më pas nën kujdesin e së bijës më 1994.
1922 lindi – Androkli Kostallari, gjuhëtar, leksikolog dhe akademik shqiptarë. Mbaroi shkollën e mesme në Shkodër në konviktin “Trimat e maleve” dhe njëzetvjeçar doli partizan në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në vitin 1946 ishte kryeredaktor i gazetës “Bashkimi”. Në vitet 1949 – 1954 kreu studimet e larta për gjuhësi në universitetin “Lomonosov” të Moskës. Që kur ishte student nisi punën për hartimin e Fjalorit Rusisht – Shqip, i cili u botua në vitin 1954. Atje paralelisht kreu edhe tri vitet e para të studimeve për gazetari. Që nga viti 1954, u emërua në detyra drejtuese në Institutin e Historisë dhe Filologjisë. Në prill të vitit 1955 emërohet nëndrejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Historisë, më 1957 zëvendësdekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë: më 1958 – 1962 dekan i këtij Fakulteti dhe drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Historisë. Më 1969 e zgjodhën anëtar të Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike(CIOS). Disa herë ka marrë pjesë me referate e kumtesa shkencore në kongrese e simpoziume, duke kryesuar dhe delegacionet shqiptare në veprimtari të tilla, si në: Athinë, Romë, Sofie, Mynih, Kopenhagen, Paris etj. Në prill 1970 u bë Profesor, më 1972 dekorohet me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit të Parë- për ndihmesë të shquar në fushën e arsimit dhe të kulturës; më 1974 mori Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë- për veprën shkencore “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Këtë çmim mori edhe për Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, si edhe bashkautorët; në mars 1986 “Mësues i Popullit”. Më 1963 u zgjodh anëtar i Komitetit të Organizatës Ndërkombëtare të Studimeve për Europën Juglindore(AIESEi) dhe më 1974- anëtar i Byrosë së këtij Komiteti dhe nënkryetar i tij. Kostallari ishte një nga organizatorët kryesorë të Kongresit të Drejtshkrimit si dhe ideator dhe redaktor kryesor i Fjalorit të Gjuhës Shqipe. I është dhënë titulli “Honoris Causa” nga Universiteti i Stokholmit, si dhe titulli “Mësues i Popullit”, “Profesor” etj. Ka qenë anëtar i redaksisë së “Atllasit të Gjuhëve të Evropës”.
Në bibliografinë e pasur të studimeve shkencore të Prof. Kostallarit përmendim : Fjalor shqip- rusisht, Fjalor rusisht- shqip, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe(1973), Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe(1976). Ka botuar edhe 18 monografi e studime, ndër të cilat: Sur les traits principaux de l’ albanais litéraire contemporain”(1966), La figure de Scanderbeg dans la litèrature mondiale(1968), Parimet themelore për hartimin e Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1968), Gjuha letrare shqipe dhe epoka jonë( 1985); është kryeredaktor i veprës madhore “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”(1980), Fjalor i shqipes së sotme(1984) etj. Është lavdëruar dy herë me Çmimin e Republikës.
Ja seç shkruan gazeta gjashtëmujorëshe arbëreshe ‘Lidhja’, në numrin 27 (30 maj 1992): “Njerëz si Kostallari, të ditur, të përzemërt, të buzëqeshur, punëshumë, dashamirës të kombit shqiptar, i përkasin pothuaj ‘legjendës’ së popullit shqiptar, ashtu si Çabej dhe Haxhihasani. Lundrues të guximshëm, shpesh të pakuptuar dhe të izoluar, të cilët, edhe në situata politike dhe historike të vështira, kanë ditur t’i përvishen punës dhe t’i japin prestigj Kombit. Gjuha letrare shqipe e sotme (gjuha standart: shënim i përkthyesit) e përdorur prej të gjithëve, popull e studiues, na jep mundësinë që të kuptohemi dhe të komunikojmë qartë dhe shpejt. Pak rëndësi ka se cilat qenë arsyet dhe situata politike që e solli këtë normë. Shqipëria, komb i lirë, demokratik e i pavarur ka një gjuhë letrare të sajën. Arbëreshë, kosovarë, shqiptarë, arvanitas, shqiptarë të diasporës, kudo që jemi, duke folur gjuhën shqipe ‘të njësuar’, bazuar në parimet dhe kriteret e koduara nga Prof. Androkli Kostallari e të tjerë, ndihemi më shumë shqiptarë dhe fort të bashkuar. Gjuhësia shqiptare humbet një prej specialistëve më të mëdhenj”. U nda nga jeta më 22 mars 1992.
1937 lindi – Ali Manaj, shkrimtar shqiptarë. Ali Rakip Manaj lindi më 7 nëntor 1937 në Damës të rrethit të Tepelenës. Në moshën e rinisë së hershme, i mbetur jetim, u detyrua të punonte ysmeqar për të siguruar bukën e gojës në disa fshatra të këtij rrethi. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Tiranë. Në vitet 1956 – 1958, vendoset në Berat. Hyn në rrugën e jetës si punëtor dhe shpejt bëhet mjeshtër saldator. Krahas aftësimit profesional, kryen shkollën e mesme pa shkëputje nga puna (natën), dhe kryen kursin pasuniversitar për filozofi marksiste-leniniste. I përkushtuar në punë, vit pas viti, ngarkohet me detyra e përgjegjësi të ndryshme, deri në ne drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Kërkimeve të Naftës dhe Gazit. Me vonë zgjidhet anëtar i Plenumit dhe Presidiumit të Bashkimeve Profesionale, por edhe anëtar i Plenumit dhe Byrosë së Partisë së Punës (komuniste) të rrethit të Beratit.
Më tej, u ngarkua me detyra të tjera: në vitet 1969 – 1976 u ngarkua me detyrat sekretar dhe sekretar i Parë i komitetit të Partisë së Punës (komuniste) në rrethin e Tepelenës; në vitet 1976 – 1978 kryen detyrën e sekretarit të Parë të komitetit të Partisë së Punës në rrethin e Gjirokastrës; nga viti 1978 u ngarkua me detyrën drejtor drejtorie në Presidiumin e Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë viteve të punës në Tepelenë dhe në Gjirokastër ka qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor dhe në legjislaturën e tetë ka qenë zgjedhur me miratimin e diktatorit komunist Enver Hoxha kryetar i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.
Ka marrë pjesë, si delegat-anëtar ne Kongreset e Partisë së Punës (nga Kongresi i V- në të VIII-tin)