Cilësia e ajrit në Prishtinë sot është për rreth 40 për qind më e keqe se që ishte dje, sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Përderisa ndotja e ajrit dje ishte 146 ppm dhe “i pashëndetshëm për njerëzit e ndjeshëm”, sot ajo është 180 ppm, ndërsa është i pashëndetshëm për të gjithë.
“Të gjithë do fillojnë të kenë efekte shëndetësore, ata me ndjeshmëri më të madhe do të kenë efekte serioze. Të rriturit dhe fëmijët aktivë, si dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të shmangin ushtrimet e në natyrë, dhe të gjithë të tjerët, sidomos fëmijët duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura”, thuhet në raportin e sotëm.