Për shkak të vërshimeve, në komunën e Malishevës uji është bërë i papijshëm për shkak të ndotjes.
“Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, pas analizave të bëra të ujit për pije, me kërkesën e komunës së Malishevës, për sistemet e ujësjellësve në Malishevë, ka rekomanduar që momentalisht uji të mos përdoret për pije, pasi është jashtë parametrave të lejuar, si pasojë e ndotjes nga vërshimet”, thuhet në komunikatën e komunës.
Pritet që të merren masat e nevojshme për pastrimin e ujit, ndërsa komuna u bën apel edhe familjeve që përdorin ujin nga puset.
“Këshilla e njëjtë vlene dhe për familjet të cilat furnizohen nga puset, pasi momentalisht rekomandohet të mos përdoret uji për pije, deri në një njoftim tjetër”, thuhet tutje.