Vitin e kaluar kryeqyteti i Kosovës, Prishtina figuronte ndër vendet e para në botë me ndotje të ajrit. Për këtë arsye ishte ndaluar shitja dhe përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse.
Por të njëjtin problem kryeqyteti e ka edhe këtë vit. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje bëri të ditur se është rikthyer ndotja e ajrit dhe shkaktar për këtë janë termocentralet dhe përdorimi i ngrohjes.
Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur nga ambasada amerikane në kryeqytet, mbrëmë ndotja e ajrit ka shënuar nivelin prej 122 PM, e cila cilësohet si shumë e pashëndetshme për grupe të caktuara të njerëzve.