Është ndriçuar me të kaltër, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, me mbishkrimin “World Children’s Day”, me rastin e Ditës Universale të Fëmijëve.
Qeveria e Republikës së Kosovës, i është bashkangjitur iniciativës globale të UNICEF-it, e cila i bënë thirrje të gjitha shteteve të botës që të solidarizohen në përkrahje të të drejtave të fëmijëve duke i ndriçuar ndërtesat ikonike me ngjyrë të kaltër.
Ndërkaq, sot, kjo ditë e fëmijëve, është shënuar me një sërë aktivitetesh në Kosovë.