Ndryshime në qeveri e parti, Rama cakton edhe kryeparlamentaren e re pas dorëheqjes së Lindita Nikollës

Prishtinë | 28 Kor 2024 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte rezervuar edhe ndryshime në qeveri.

Detyra e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk zgjati shumë. Ai është larguar nga Rama nga ky post dhe e ka propozuar si Ministër i Shtetit. Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me largimin e Lindita Nikollës ka marrë detyrën e rëndësishme si kryetare Kuvendi.  Si zëvendës i Ballës në ministrinë e Brendshme është caktuar Ervin Hoxha.

Gjithashtu, Rama ka larguar edhe Bledi Çuçin si kreu i grupit parlamentar dhe këtë përgjegjësi ia ka deleguar Niko Peleshit. Ndërkohë, pas detyrës së re që ka marrë Peleshi, vendin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Piro Vëngu.

Gjithashtu, Ervin Mete nuk do të jetë më ministër i financave, por Petrit Malaj.

Ndryshimet e qeverisë

Kryetar Kuvendi

Ikën Lindita Nikolla

Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme

Ikën Taulant Balla

Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes

Ikën Niko Peleshi

Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave

Ikën Ervin Mete

Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi

Ikën Ermonela Felaj

Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS

Ikën Bledi Çuçi

Vjen Niko Peleshi

Të ngjashme