Aktori John Travolta ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e tij për të luajtur rolin e një fansi maniak në filmin “Moose”.
64-vjeçari, i cili do të jetë pjesë e filmit që do të realizohet nga regjisori Fred Durst, është parë në rolin e fansit derisa po xhironte filmin nëpër rrugët e Hollywoodit.
Me një stil të çrregulluar flokësh, aktori kishte të veshur një këmishë Hawaii dhe mbante një çantë krahu.
Filmi do të jetë i bazuar në ngjarjet që i kanë ndodhur Fred Durstit sa ishte lider i grupit muzikor “Limp Bizkit”.