Travolta akuzohet për ngacmim seksual

Prishtinë | 16 Nën 2017 | 14:13 | Nga

Me vite të tëra thuhet se John Travolta është homoseksual, por ai ka hedhur poshtë akuzat.

Mediat amerikane shkruajnë se një burrë i panjohur ka akuzuar aktorin se në vitin 2000 në një hotel të Kalifornisë e kishte ngacmuar seksualisht.

Burri anonim, i cili atë kohë kishte 21-vjeç, në deklaratën e dhënë në polici, ka pohuar se Travolta ka ardhur për masazh në një hotel në Palm Springs dhe e kishte prekur për të pasme.

Gjatë masazhit, ai vazhdimisht i kishte folur se sa atraktiv është dhe pastaj kërkoi prej tij të shkojnë së bashku në saunë.

Atje ishte nudo dhe e kishte prekur të riun në të pasme dhe i kishte folur për seks.

Ndryshe, aktori i njohur është i martuar me Kelly Preston (55).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme