Ndryshimi drastik i Travoltas për rolin e ri

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:32 | Nga

Aktori John Travolta ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e tij për të luajtur rolin e një fansi maniak në filmin “Moose”.

64-vjeçari, i cili do të jetë pjesë e filmit që do të realizohet nga regjisori Fred Durst, është parë në rolin e fansit derisa po xhironte filmin nëpër rrugët e Hollywoodit.

Me një stil të çrregulluar flokësh, aktori kishte të veshur një këmishë Hawaii dhe mbante një çantë krahu.

Filmi do të jetë i bazuar në ngjarjet që i kanë ndodhur Fred Durstit sa ishte lider i grupit muzikor “Limp Bizkit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme