Ndryshimi i stadiumit do t’i kushtojë 20 milionë euro Barcelonës

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Barcelona ka njoftuar se sezonin e ardhshëm nuk do i zhvillojë ndeshjet pritëse në “Camp Nou”, por në stadiumin olimpik “Lluis Companys”.

Kjo për shkak se do të fillojë projekti “Espai Barça. Një projekt zhvillimi që do të përfshijë edhe stadiumin mitik “Camp Nou”.

Katalanasit do të lëvizin për vetëm një sezon. Ata do të rikthehet në 2024-25. Konkretisht, Barcelona do e përdor stadiumin midis gushtit 2023 dhe majit 2024. Kapaciteti i të cilit është 55 mijë vende.

Kosotot totale të kësaj lëvizje janë parashikuar të jenë 15-20 milionë euro.

“Ne vlerësojmë se transferimi te Montjuic do t’i kushtojë Barçës nga 15 deri në 20 milionë euro”, ka konfirmuar presidenti i katalanasve, Joan Laporta .

Kjo ndodh edhe për shkak të sigurimit të aksesit të mirë publik. Barcelona dhe Bashkia e qytetit kanë punuar së bashku në një plan për të forcuar transportin publik, mirëmbajtjen dhe sigurinë.

Ndërhyrjë të cilat kanë shkuar në vlerën e 7.2 milionë eurove. Kostot mbulohen 64% nga klubi dhe 36% nga Bashkia.

Gjithashtu është parashikuar se do të nevojitet që transporti do të ketë raste ku do të punojë me orare më të zgjatura. Do të ndriçohen dhe përmirësohen rrugët kryesore, sidomos gjatë ndeshjeve. Dhe për të gjitha këto, klubi do të detyrohet të mbulojë shpenzimet.

Të ngjashme