Real Madridi konfirmoi se Zinedine Zidane do të kthehej në pozitën e trajnerit kur kishin mbetur vetëm edhe 11 ndeshje deri në fund të sezonit. Por, që nga riemërimi i tij ka pasur një ndryshim të vërejtshëm në sjelljen e francezit në zhveshtore.
46-vjeçari duket më pak i motivuar të bisedojë me lojtarët dhe në përgjithësi më i heshtur sepse dëshiron të jetë më pak i lidhur me disa lojtarë të caktuar, në mënrë që të marrë vendime më të drejta për shitjen e tyre gjatë verës.
Edhe pse riemërimi i tij u prit me shumë optimizëm, vetëm disa lojtarë arritën ta rigjejnë formën e tyre të mirë nën drejtimin e Zidanit, ndërsa disa prej të cilëve pritej më shumë, nuk arritën t’i shfrytëzojnë mundësitë.
Madje, gjatë javëve të fundit është vënë dyshim edhe mbi të ardhmet e Vinicius Juniorit dhe Marcelos.
Ylli brazilian i ri, Vinciusi, dëshironte të kthehej nga lëndimi më shpejt sesa që ishte pritur. Ai dëshironte të luante për Zidanin në mënyrë që të luante në Kupën e Amerikës këtë verë. Mirëpo, në fund ai nuk u ftua në skuadrën e Tites.
Në anën tjetër, Marcelo u përfshi në listën e lojtarëve të zgjedhur nga Tite për Kombëtaren e Brazilit, përkundër që Sergio Reguiloni kishte qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të “Los Blancos” këtë sezon dhe ia kishte zënë vendin brazilianit për shumicën e ndeshjeve.
Pasi mbeti jashtë skuadrës së Spanjës U-21 për Kampionatin Evropian, mbrojtësi anësor i Real Madridit, Reguilon, pritet të largohet nga “Los Blancos” këtë verë.
Ndërkohë, strategu francez e ka shprehur zemërimin e tij me paraqitjet e futbollistëve në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos dhe ai iu referua Gareth Bale-t si e kaluara e klubit, pas disfatës 2:0 kundër Real Betisit të dielën.
Zidane ia ka bërë të ditur edhe shumë futbollistëve të tjerë se e ardhmja e tyre është larg Santiago Bernabeut sezonin e ardhshëm.