Zidanet i thuhet të presë për të marrë drejtimin e Unitedit

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mbetet kandidati kryesor për ta zëvendësuar Jose Mourinhon te Manchester Unitedi.

Pas formës së dobët të Unitedit këtë sezon, u raportua se Zidane ka pasur kontakt me krerët e klubit për të marrë udhëheqjen në Old Trafford.

Tani sipas raportimeve të “Mirror”, francezit i është thënë nga krerët e gjigantit anglez të refuzojë të gjitha ofertat që merr deri sa Unitedi të rregullojë punën me Mourinhon.

Zidane është pa punë që nga largimi gjatë verës prej Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme