Me ndryshimin e ligjit, Prokurorit të Shtetit i shtohen kompetencat

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 13:28 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka raportuar para komisionin parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit raporton Ekonomia Online.

Ai tha se projektligji për Prokurorin e shtetit është bërë që kryeprokurori të ketë kompetencën të emërojë vetë prokurorët e prokurorive që nuk mund të arrihen të kryhen të gjitha procedurat e emërimit nëpërmjet konkursit për shkak të vakuumi institucional.

“Përmes miratimit të këtij projektligji do të ndikojë në shtimin e numrit të prokurorëve në prokurorinë speciale që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ky projektligj është hartuar nga KPK. Ky projektligj Është obligim i qeverisë karshi agjendës së reformave evropiane. Ky projektligj është konsultuar dhe e kemi hartuar me bashkëpunim të reformave të agjendës evropiane”.

Me ndryshimin e ligjit për Prokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shtohen kompetencat hetuese.
Kjo është e rrezikshme, tha Albulena Haxhiu, kryetare e këtij komisioni, ngase sistemi i drejtësisë është kapur nga pushtetit.

Sipas saj, po bëhen eksperimente në ndryshimin e Ligjeve sipas tekeve të individëve.

Ajo shtoi se ky projektligj bie ndesh me nenin 108 të Kushtetutës sepse sipas saj, këtë kompetencë e ka Këshilli Prokurorial, dhe që ky i fundit po dobësohet sa i përket sistemit funksional të drejtësisë ndërsa po fuqizohet kryeprokurori.

Sa i përket nenit 11 të projektligjit ku i shtohen kompetencat e hetimit të ndjekjes penale kryeprokurorit të shtetit për neglizhencën e prokurorit, konfliktit të interesit i cili u prezantua nga Haxhiu, për ekzistimin e këtij neni nuk u pajtuan prokurorët nga ana e zyrës së kryeprokurorit të shtetit.

Ata theksuan se nuk ekziston diçka e tillë e shkruar, përderisa u demantua e kundërta nga ana e kryetares Haxhiu pas leximit të plotë të nenit.

Të ngjashme