Qeveria ka miratuar plotësim ndryshimin e udhëzimit administrativ për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky udhëzim të zbatohet për periudhën 4 vjeçare.
“Ky udhëzim të zbatohet për periudhën 4 vjeçare nga hyrja në fuqi, d.m.th ka kohëzgjatje”, tha Haradinaj.
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar tha se synim është të shkurtohet koha e regjistrimit.
“Të krijohet një memorandum me zyrën e noterëve me qenë më efikase”.
“Efekti të bëhet përmes mekanizmave efekte të arrijmë qëllimin të shkurtohet koha dhe të mos bëhet pengesa tek regjistrimi i pronave të bashkëshortëve”.