Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.
Nga sot e deri më 26 mars, në zonën e kuqe janë 18 komuna:
Leposaviqi, Zubin Potoku, Zvecani, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Podujeva, Vushtrria, Obiliqi, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Graçanica, Novoberda, Gjilani, Kamenica, Gjakova, Peja dhe Ferizaji.
Në zonën e verdhë janë 12 komuna:
Deçani, Juniku, Istogu, Klina, Skenderaj, Drenasi, Prizreni, Suhareka, Shtimja, Kaçaniku, Vitia dhe Kllokoti.
Në zonën e gjelbër janë 8 komuna:
Ranillugu, Parteshi, Hani i Elezit, Shterpca, Malisheva, Rahoveci, Dragashi dhe Mamusha.
Ndryshimet
1. Podujeva nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe.
2. Graçanica nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e kuqe.
3. Drenasi nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë.
4. Shtimja nga zona e gjelbër ka kaluar ne zonën e verdhë.