Ndryshoni karrierë, nëse po punoni shumë

Prishtinë | 07 Tet 2024 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

A jeni të lodhur nga karriera juaj? Punoni shumë dhe nuk merrni përfitime ekstra për punën që bëni? Nëse momenti i preferuar i javës për ju është e Premtja, pas orës 17:00, atëherë keni nevojë urgjente të rimendoni për drejtimin e karrierës suaj.

Sa më shumë të qëndroni në një punë ku nuk ju vlerësojnë dhe nuk ju pëlqen, më e vështirë do të jetë ta ndryshoni drejtimin e karrierës suaj, shkruan Ekonomia Online.

Cilët janë treguesit që po punoni si një “qen”?

A shkoni herët në punë çdo ditë?
A qëndroni mbrëmjeve deri vonë?
A janë këto orë ekstra të pavlerësuara nga menaxheri apo stafi drejtues?
A jua ngarkojnë juve detyrat manuale të cilat asnjë nuk ka dëshirë t’i bëj?
Kur ktheheni nga puna, gjithçka mund të bëni është të vishni rrobat e gjumit dhe të qëndroni në krevat?

Nëse në shumicën e rasteve jeni përgjigjur po, atëherë ju po punoni si një “qen”. Jo vetëm që kjo nuk ju bën mirë për shëndetin, por gjithashtu ju harxhoni energji të mëdha për një punë e cila nuk do t’ju vlerësohet gjithsesi.

Mungesa e vetëbesimit sjell mungesë përparimi

Ndoshta arsyeja pse po lodheni kaq shumë në punë është se ju nuk keni vetëbesimin e duhur që të mendoni se ju vleni më shumë në jetë. Në mënyrë që të arrini punën që dëshironi, jo vetëm që ju duhet të besoni në aftësitë tuaja, por të jeni të sigurtë mjaftueshëm sa për të arritur atë që dëshironi më shumë në jetë.

Këshilla për të rritur vetëbesimin

Veshja – Sa më mirë të visheni, aq më mirë do të ndiheni me veten. Zakonisht njerëzit gjykojnë nga pamja e jashtme, kështu që, sa më mirë të visheni, aq më pozitive do të jenë përshtypjet për ju.

Qëndrimi dhe të ecurit – Qëndrimi dhe gjuha trupore thonë shumë për personin tuaj. Nëse ruani drejt-qëndrim dhe buzëqeshni, ecni me kokën lart dhe jepni shtrëngime dore të forta, do të reflektoni shumë siguri dhe vetëbesim.

Dilni përpara

Si në shkollë, të uleshit në pjesën e pasme të klasës ishte një shenjë që nuk kishit besim ne vetvete dhe “nuk dëshironit të ishit të vërejtur”.

Në mbledhje, seminare, takime të stafit, apo prezantime të klientit, sigurohuni që ju të uleni në fillim të dhomës.

Të ngjashme