Figura e Ismail Qemalit u nderua nga Bashkia e Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj apeloi që emri i tij të shërbejë si inkurajim për çdo qytetar që e do vendin.
Me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, figura dhe kontributi i atit të Pavarësisë së Shqipërisë u nderua dhe nga Bashkia e Tiranës. Pas kurorave me lule ne në shtatoren në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” aktivitetet vijuan ne gjimnazin qe mban emrin e tij, tashmë tërësisht i rikonstruar.
“Nuk e di nëse do të kishim të njëjtin fat si komb apo të njëjtin përfundim si përpjekje, nëse ky njeri nuk do të ekzistonte. Këtë ndoshta nuk do ta dimë kurrë, por ajo që dimë është që: Po, një njeri mund ta ndryshojë botën. Pra, një njeri ka fuqi të bindë katër vetë për të marrë një vendim për familjen. Por, në qoftë se mund të bindim një familje, a mund të bindim një shkallë pallati? Nga nisma e një qytetari ndryshon politika e një qyteti. Kështu, miqtë e mi, sidomos ju që jeni më të rinj, nëse doni një provë se si një njeri mund të ndryshojë fatet e një kombi, besoj se inkurajimi më i madh është jeta e Ismail Qemalit”, theksoi i pari i Tiranës shkruan abcnews përcjellë Klan Kosova.
Si simbol i përjetësisë së emrit dhe veprës së Ismail Qemalit, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo mbollën disa pemë në oborrin e shkollës. Me pas vizituan dhe një ekspozitë me foto dhe piktura të organizuar nga nxënësit e shkollës.