Në 18-vjetorin e Pavarësisë, monumenti “NEWBORN” ngjyroset me motive të artit japonez

Prishtinë | 16 Shk 2026 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Monumenti i “NEWBORN”, simbolizon pavarësinë e Kosovës dhe e veçanta e këtij monumenti është ngjyrosja me mesazhe të ndryshme në çdo përvjetor të pavarësisë.

Edhe këtë vit, ka filluar të marrë pamje të re dhe krijuesi i monumentit, Fisnik Ismaili, ka treguar se “NEWBORN” do të ngjyroset me motive të artit tradicional japonez “Kintsugi”.

“NEWBORN 18. Kintsugi – arti japonez i ngjitjes me ar të gjërave të thyera, që i bën edhe më të forta, edhe më me vlerë…”, ka shkruar Ismaili në një postim në Facebook.

Kujtojmë se “Kintsugi” është art tradicional japonez që përdoret për t’i riparuar enët e qeramikës të thyera duke i bashkuar copat me llak të përzier me ar, argjend ose pluhur platini. Në vend që plasaritjet të fshihen, ato theksohen me ar, duke e bërë objektin edhe më të bukur dhe më të vlefshëm se më parë. 

Të ngjashme