Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 249 viktima.
Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), 13.435 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 2.594.764.
Gjithashtu me 249 vdekjet e reja numri i viktimave është rritur në 73.905.
Numri i rasteve të reja të vërejtura në 100 mijë njerëz në javë në Gjermani, i cili dje ishte 83,7 për qind, sot është rritur në 86,2 për qind.
Numri i rasteve të reja javore në Gjermani ka shënuar rënie në muajin janar dhe shkurt, ndërsa në mars filluan sërish rritjen.
Kjo rritje theksohet se buron nga mutacioni i COVID-19 dhe lloji i tij që përhapet me shpejtësi.
Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.