Në 52-vjetorin e UP-së, inaugurohen hapësirat e përbashkëta të fakulteteve teknike

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 10:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 52-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është bërë inaugurimi i hapësirës së përbashkët të fakulteteve teknike, i cili është investuar nga UP-ja, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj që nga kjo e martë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike si dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë do të kenë hapësira të përbashkëta.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, tha se përurimi i këtyre hapësirave të përbashkëta tregon bashkëpunimin e mirë mes fakulteteve.

“Kam kënaqësinë që sot në kuadër të shënimit modest të ceremonisë së 52 vjetorit për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia COVID-19 të përurojë hapësirat e renovuara të Fakultetit Teknik në të cilin janë tri fakultete. Me këtë renovim jam i bindur që do të përmirësohen dukshëm kushtet e studimit për studentët”, ka thënë Sahiti.

“Ky përurim tregon bashkëpunimin shumë të mirë të këtyre tri fakulteteve dhe një traditë të këtij bashkëpunimi dhe njëkohësisht shërben për Universitetin e Prishtinës që edhe në të ardhmen t’i mbështesim këto tri fakultete”, u shpreh ai.

“Sot do të vazhdojmë festimet me ndarje të mirënjohjeve për studentët e dalluar, mësimdhënësit e dalluar dhe për pensionistët e sapo pensionuar nga aktiviteti akademik”, tha Sahiti.

“Kam kënaqësinë që sot, në kuadër të shënimit simbolik të përvjetorit të 52-të të UP-së, të përuroj hapësirat e renovuara të Fakultetit Teknik, në të cilin operojnë tri fakultete. Me këtë renovim jam i bindur që do të përmirësohen dukshëm kushtet e studimit për të rinjtë e këtyre fakulteteve, si dhe do të ketë hapësirë më moderne për të kaluar kohën”, ka thënë Sahiti.

Mes tjera, Sahiti bëri të ditur se gjatë ditës do të ketë edhe organizime tjera për shënimin e këtij përvjetori.

Në anën tjetër, dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, prof. ass. Florim Grajqevci, tha se rregullimi është mundësuar nga Universiteti i Prishtinës për studentët e këtyre fakulteteve, në mënyrë që t’iu ofrohet atyre më shumë komoditet dhe të ndihen sa më mirë.

Gjatë ditës, kanë vijuar ceremonitë për ndarje të mirënjohjeve për studentë të dalluar, profesorë në pension si dhe profesorë që kanë kontribuuar në fushën e kërkimeve shkencore në UP.

Të ngjashme