Ekonomia Online
FUNDIT

Viktima në autostradë është shtetase suedeze

Viktima në autostradë është shtetase suedeze

Në autostradën Vërmicë-Prishtinë në Duhël dje ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet  një veture e tipit “KIA” dhe një kamioni rreth orës 17. Sipas njoftimit të Policisë, përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. ”Me vendim të prokurorit dy […]

Në autostradën Vërmicë-Prishtinë në Duhël dje ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet  një veture e tipit “KIA” dhe një kamioni rreth orës 17.

Sipas njoftimit të Policisë, përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

”Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit meshkuj, njëri K/Shqiptar dhe tjetri shtetas i Sllovenisë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Nga ky aksident i rëndë dje ka raportuar Ekonomia Online me video dhe fotografi.

Të ngjashme