Sapo ka filluar takimi Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Takimi është duke u mbajtur në Ambasadën amerikane në Prishtinë, raporton Telegrafi.
Diplomati amerikan në këtë takim do të kërkojë nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ndryshe, tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.