Në autobusin që u aksidentua në orët e para të mëngjesit në Bullgari, ku mbetën të vdekur 45 persona, raportohet të kenë qenë edhe dy mëgimtarë nga Belgjika, raporton Express.
Sipas mediave maqedonase, babai O.A, ka shpëtuar, derisa djali i tij V.A, ka mbetur i vdekur.
“Sipas informatave te familjareve ne aksidentin e tmerrshem qe ndodhi naten e kaluar kan qene edhe dy banore te Sllupcanit mergimtar nga Belgjika. O.A, i cili fatmirsisht i ka shpetuar aksidentit dhe eshte mire me shendet si dhe djali i tij V.A, i cili per fat te keq nuk arriti te shpetonte”, shkruan Almakos.
Ndryshe, të paktën 45 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, derisa shtatë të mbijetuar janë duke u trajtuar në spitalin e Sofjes, si pasojë e djegieve.