Në Berlin mbahet takimi i paparalajmëruar qeveritar Kosovë-Serbi, Avni Arifi mohon bisedat për kompetencat ekzekutive të Asociacionit

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar, mbrëmë në Berlin është mbajtur një takim mes përfaqësuesve qeveritarë të Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim është zhvilluar me ftesë të njerëzve më të afërt të kancelares gjermane Angela Merkel dhe aty kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Kosovës, Serbisë, BE-së, Gjermanisë dhe Francës.

Mirëpo, jo edhe përfaqësuesit e SHBA-ve, njofton Klan Kosova.

Kosova në këtë takim është përfaqësuar nga ish-shefi i dialogut teknik, Avni Arifi, aktualisht ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lidhur me këtë takim, pas raportimeve se pati darkë sekrete lidhur me “definimin e kompetencave  ekzekutive të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, në një përgjigje të dhënë për klankosova.tv, Avni Arifi e ka mohuar një gjë të tillë.

”Jo, nuk kishte darkë të fshehtë. As nuk ishte darkë për Asociacionin me kompetenca ekzekutive”.

”Arsye e këtij takimi ishte rifillimi i dialogut teknik sepse unë si ish-shef i dialogut teknik jam konsideruar kompetent për të dhënë vlerësim se ku ka mbetur procesi i cili është i bllokuar që nga marsi i 2018”.

Të ngjashme