Në Bernë u mbajt takimi përmbyllës me shoqata

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqata, me rastin e përmbylljes së aktiviteteve për vitin 2019, në Bernë të Zvicrës organizoi takimin e fundvitit me shoqata. Në këtë takim u diskutua për  kontributin e shoqatave dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar; për rëndësinë e procesit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës, si dhe për tema të tjera.

Në përgjithësi ishte takim mjaft konstruktiv, ku secili nga pjesëmarrësit pati mundësinë t’i shprehte opinionet e veta për çështjet me të cilat preokupohen.

Në këtë takim morën pjesë shoqatat kulturore artistike nga disa qytete të Zvicrës, si shoqata “Bashkimi” nga Uster, “Bashkimi” nga Berni, shoqata “Dardania” nga Cyrihu, “Teuta” dhe “Ilirët”nga  Lozana, Rapsodët e Gjenevës, si dhe nga Studio Aktrimi në Cyrih. 

Në emër të MDIS-it, shoqatat u falënderuan për kontributin në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te gjeneratat e reja.

Të ngjashme