Në Bërnicë të Prishtinës gjenden rreth 11 kilogramë marihuanë të fshehur në tinar të turshive

Prishtinë | 06 Nën 2024 | 22:05 | Nga Ekonomia Online

Hetues nga Njësia e antidrogës në Ferizaj, në vazhdim të një rasti të mëparshëm ku ishin arrestuar dy persona të dyshuar dhe ishin kapur disa gramë marihuanë, me datë 06.11.2024 kanë vazhduar me punën e tyre në kërkim të personit të dyshuar shitës.

Me këtë rast, sot në orët e pasdites gjatë një operacioni taktik të koduar me emrin “Transferi” në funksion të zbatimit të Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndihmuar edhe nga antidroga në Prishtinë, është realizuar kontroll i një shtëpie me objekte përcjellëse në fshatin Bernicë të Poshtme të komunës së Prishtinës.

Gjatë operacionit të kontrollit është gjetur sasi e dyshuar për marihaunë me peshë totale rreth 11 kg, e kamufluar në fuçi plastike.

Deri në këtë fazë një person është arrestuar, rasti vazhdon të hetohet dhe të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë, thuhet në njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme