Në bllokadë shumica e marrëveshjeve të Brukselit

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Funksionalizimi i pikëkalimit të përbashkët kufitar në Merdar ka mbetur peng për shkak të refuzimit të Serbisë që të zhvendoset në objektin e përbashkët, ashtu siç e obligon Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM).

Refuzimi i palës serbe, që t’i ndërtojë objektet e përbashkëta kufitare, ka bërë që të suspendohen fondet e Bashkimit Evropian. Kjo e dhënë është konfirmuar nga institucionet e Kosovës dhe zyrtarë të Brukselit. Kjo është vetëm njëra prej shumë marrëveshjeve të dialogut teknik, që nuk janë përmbushur ende megjithëse janë negociuar dhe rinegociuar disa herë, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e transparencës dhe “dykuptimësia konstruktive” kanë shoqëruar procesin e deritashëm të dialogut në Bruksel. Ndërsa është paralajmëruar të nisë faza finale e dialogut me Serbinë, ka munguar një skenim dhe vlerësim i marrëveshjeve të deritashme. Procesit nuk iu dha shtytje as pas Samitit të Berlinit, ku palët ritheksuan dallimet e tyre dhe tani nuk ka një datë se kur do të rifillojë dialogu.

Fundvitin e kaluar ka qenë afati i fundit kur do të duhej të hapej pika e përbashkët e kalimit kufitar në Merdar. Mbështetur në Marrëveshjen e 4 shtatorit të vitit 2014, Kosova dhe Serbia duhet t’i ndërtojnë nga tri pikëkalime të përbashkëta kufitare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme