Në Bosnjë zbulohet pacienti i parë me flurona – kombinim i gripit dhe Coronavirusit

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, sot është zbuluar rasti i parë me flurona, që është kombinim i gripit sezonal dhe koronavirusit, ka bërë të ditur portali “Klix.ba”.

Bëhet fjalë për një pacient i lindur në vitin 2000. Në fakt, ky variant është zbuluar para tri ditësh për herë të parë në Izrael.

“Pacienti është i vetëdijshëm dhe i qëndrueshëm në frymëmarrje”, thuhet në raportin e Klinikës në Banjallukë. “Ky zbulim konfirmon qarkullimin e të dy viruseve në popullatë dhe mundësinë e bashkinfektimit të shkaktuar nga gripi dhe SARS-CoV-2, i ngjashëm me atë që tashmë është konfirmuar në vendet e tjera”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme