Në Britani arrihet marrëveshje për Qeverinë

Prishtinë | 26 Qer 2017 | 13:04 | Nga

Partia e Bashkimit Demokratik (DUP) në Britani të Madhe është pajtuar sot që ta përkrahë qeverinë pakicë të Theresa May përmes një marrëveshjeje të besimit.

Dhjetë deputetët e partisë së Irlandës Veriore, DUP, do t’i përkrahin deputetët e Partisë Konservatore të May në votime të rëndësishme në Parlamentin britanik, duke filluar me fjalimin e Mbretëreshës në fund të kësaj jave, por nuk do të këtë koalicionin formal mes këtyre dy partive, transmeton Express.

Në fokus të bisedimeve kanë qenë përkrahja financiare për Irlandën Veriore dhe daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

DUP ka thënë se Qeveria e Britanisë së Madhe është pajtuar që ta përmirësojë trajtimin e veteranëve ushtarakë në Irlandën Veriore, si pjesë e marrëveshjes, por i hodhi poshtë lajmet se kishte kërkuar 2 miliardë funte në financimin shtesë për Irlandën Veriore në shkëmbim të përkrahjes

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme