Një 33-vjeçare e arrestuar për dhunë në familje ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në QSUT.
Afërdita Hajdarkola ishte arrestuar 5 vite më parë dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë, raporton A2 Cnn.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat ajo u shtrua mbrëmjen e kaluar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.