Në Parkun Kombëtar të Butrintit, specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK) bënë të mundur zbulimin e një fragmenti të dyshemesë së Bazilikës së Madhe.
Një bazilikë trenefëshe me transept (nef tërthor), mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shek. VI.
Procesi i hapjes së mozaikut u ndoq edhe nga vizitorët e parë, një grup fëmijësh, të cilët asistuan specialistët përgjatë procesit të punës.
Mozaiku do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët, përgjatë gjithë sezonit veror.