Fillimisht maska u rekomandua nga ekspertët shëndetësorë për të parandaluar infektimin nga virusi COVID-19.
Pastaj, kjo u bë një gjë ligjërisht e detyrueshme në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën.
Qeveria e re Kosovës në mbledhjen e pestë të saj ndërmori disa masa në tentativën e saj për të frenuar përhapjen e virusit.
Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet përveçse këto:
Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;
Gjatë vrapit dhe çiklimit;
Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.