Të gjithë të pranishmit në darkën joformale në Bruksel konfirmuan angazhimin e plotë për të vazhduar punën në drejtim të procesit të integrimit evropian, siç edhe konfirmoi BE-ja në mars të këtij viti, në Këshillit Evropian.
Kështu u tha tha në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini pas darkës me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, transmeton Klan Kosova.
Të pranishmit ripërsëritën vendosmërinë e tyre dhe interesin e përbashkët në forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të prekshme në jetën e qytetarëve të rajonit, thuhet në deklaratë.
Në këtë darkë të organizuar nga kryediplomatja evropiane me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin të pranishëm edhe kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.
Para këtij takimi janë mbajtur takime bilaterale të shefes së diplomacisë evropiane me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.