Në këtë gjendje është objekti i Fakultetit të Filologjisë një ditë para se të fillojë viti i ri akademik.
Rinovimet nuk kanë përfunduar as në objektin e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, raporton KTV.
Për studentët është e pakuptimtë se si punimet ende nuk kanë përfunduar, të cilat, sipas tyre, nisën në maj.
Tollovia e shkaktuar nga punimet thonë se ndikon në zhvillimin e ligjëratave.
Dekani i FSHMN-së, Tahir Arbneshi, në anën tjetër, thotë të ketë kërkuar nga Rektorati që ligjëratat të shtyhen për javën tjetër.
Vonesat në rinovim, sipas tij, u shkaktuan nga procedurat e prokurimit.
Objekti i FSHMN-së ka qenë në gjendje të keqe, ku sa herë kishte reshje shiu, uji depërtonte brenda.
Studentët, viteve të kaluara kishin protestuar disa herë në kërkim të një objekti të ri.