Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, në kuadër të manifestimit të Ditës Botërore të Ujit, mirëpriti në Stacionin e Prodhimit të Ujit, nxënësit e shkollave fillore “Zekeria Rexha”, “Zef Lush Marku” si dhe nxënësit e SH.M.L. “Kadri Kusari” në Gjakovë.
Po ashtu të pranishëm në këtë manifestim ishin kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, U.D kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Visar Hasi, përfaqësues nga Asociacioni i Ujësjellësve të Kosovës Zv.Drejtor Bekim Juniku, Albana Goranci dhe Dafina Karahoda përfaqësuese nga DORSCH-CDI si dhe drejtor e mësimdhënës të shkollave përfaqësuese.
Në fjalët e tyre përshëndetëse të pranishmit një zëri apeluan që të vlerësohet uji i pijes, të shpenzohet racionalisht dhe së bashku të kontribuojmë për ruajtjen e resurseve ujore.