Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për Ditën e Kushtetutës së Kosovës, ka postuar fotografitë e ministravs të Qeverisë Kurti të cilët tashmë është konfirmuar se e kanë shkelur aktin më të lartë juridik, ndërsa edhe ministrta të tjerë pritet të vërtetohet.
Në “listën” e tij, ai ka përfshirë ministret Albulena Haxhiu dhe Arbërie Nagavcin, të cilët janë konfirmuar si shkelëse të Kushtetutës, ndërsa i ka shtuar edhe ministrat Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari dhe Hekuran Murati, si ministra ligjet e të cilëve janë në shqyrtim nga Kushtetuesja.
Abdixhiku thotë se për këtë Ditë të Kushtetutës, do t’i kujtojmë shkelësit e saj, teksa pyet se “a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte nevojë”
“Në Ditën e Kushtetutës, le t’i kujtojmë shkelësit e saj. Ata të konfirmuar tashmë, e të tjerët në pritje. Do të thonë se janë shkelje të lehta këto; se Kushtetuta është shkelë dhe nga të tjerët më parë. Por a është ky ndryshimi për të cilin Kosova kishte e ka aq shumë nevojë? Që pushtetarët e paprekshëm, të qëndrojnë mbi ligj e mbi Kushtetutë?”, shkruan ai.