Hapësira mes ndërtesave, që ndryshe njihet edhe si blloku i ish-banesave të “YU Programit”, për një kohë nuk ishte konsideruar si pjesë e sigurt e lagjes.
Tani me vullnetin e një grupi të vogël artistësh gjithçka ka ndryshuar. Të dielën në mëngjes, një numër i artistëve që tashmë kanë atelietë e tyre në këtë hapësirë në lagjen “Ulpiana”, kanë pastruar ambientin përreth, shkruan sot “Koha Ditore”. Me piktura, muzikë e ushqim ata iu bashkuan botës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës.
Data 22 prill këtë vit i është dedikuar luftës kundër ndotjes, që shkaktohet nga plastika. Prandaj edhe artistët kosovarë kanë vendosur që këtë ditë ta shënojnë me një aktivitet, i cili, përveç kësaj dite, ngre edhe një çështje të tjera. Edhe një herë u dëshmua se si mobilizimi qytetar mund të sjellë ndryshime qoftë edhe për një lagje të vogël të Prishtinës.
shtatë atelieve që gjenden në këtë hapësirë të dielën janë vendosur punime të ndryshme piktorësh (Mentor Avdili me Engjell Berishën e Shpëtim Mehmetin, Anton Krasniqi, Afrim Spahiu me Bardha Buzën, Merita Malokun, Agron Mulliqi, Ariana Bekteshi, Artan Shala, Artan Kyçyku, Rilind Kabashi, Driton Gusia). Vizitorët patën rastin që të shëtisnin në këtë ekspozitë të hapur për të parë nga afër punime të artistëve të ndryshëm.
Në mbrëmje, qendra sociale “Sabota”, e cila po ashtu gjendet në mesin e shtatë atelieve, iu bashkua këtij aktiviteti.