Për herë të parë, biologët zbulojnë një fole breshke. Kjo ka ndodhur në Divjakë. Bëhet fjalë për kokëmadhen e njohur me emrin shkencor “Caretta caretta”, njofton abcnews.al.
Kërkuesit shkencorë në Shqipëri thonë se ky është rast i rrallë, por fatlum për ta. Dhe vendi i folenizimit të vezëve mbahet sekret.
Studiuesit zbuluan që ato i përkisnin breshkave detare, e cila kishte dalë për të lëshuar vezë. Kjo nuk është evidenca e parë për folenizimin në Shqipëri, pasi në 2017-n janë gjetur të vegjël në gjirin e Drinit dhe në 2010-n vezë në fund të një vaske në Patok, ku mbahej një breshkë e marrë në studim.
Breshkat e detit kanë 110 milionë vite që notojnë në oqeane dhe dete. Gjatë kësaj kohe, ato nuk kanë pësuar ndryshime. Janë aq të vjetra sa edhe dinosaurët, por ndryshe nga ata, breshkat jetojnë edhe sot. Kjo specie klasifikohet në rrezik zhdukjeje në rang global.
Prof. Doc. Idriz Hazhiu ka 47 vjet që merret me studimin e breshkave të detit, por kurrë nuk kishte parë folenizimin në Divjakë.