Të premten në sallën e Kuvendit të Komunës në praninë e përfaqësuesve të bizneseve, qytetarëve përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesve të GIZ-it gjerman, kompanisë projektuese, përfaqësues të KEDS-it dhe shumë të tjerëve është bërë prezantimi i të gjeturave nga hartimi i profilit të gjendjes ekzistuese për Planin Zhvillimor Komunal.
Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtoresha e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu e cila tha se me hartimin e këtij Plani Zhvillimor Komunal, Drenasit do t’i hapen dyert e një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ka kërkuar nga të pranishmit të japin rekomandimet, vërejtjet dhe sugjerime te tyre që ky plan të jetë sa më i plotësuar dhe më i dobishëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Ne këtë takim është bërë prezantimi i të gjeturave ne sektorët e ndryshëm si në mjedis, infrastruktura rrugore, ajo ujore, gjelbërimet, bizneset, kultura dhe fusha të tjera që janë ne interesin e përgjithshëm të Komunës së Drenasit.
Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale Komunale mbështeten nga organizata gjermane GIZ, ndërsa në afat rekord janë duke u respektuar të gjitha procedurat për hartimin e këtyre dy planeve strategjike për Komunën e Drenasit.