Arkeologët egjiptianë zbuluan kafshë të mumifikuara, përfshirë zogj dhe pesë mace të mëdha, të cilat studimet paraprake sugjerojnë se janë këlyshë luani.
“Zbulimi u bë në Nekropolin e Kafshëve të Shenjta në Saqqara, afër Kajros”, deklaroi ministri i Antikiteteve Khaled al-Anani, në një konferencë për shtyp.
Ai tha se zbulimi përfshin një koleksion të madh me 75 statuja macesh prej druri dhe bronzi, me forma dhe madhësi të ndryshme, transmeton atsh.
Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, deklaroi në konferencë se u gjetën pesë nëna të maceve të mëdha.
Ai shtoi se rezultatet e studimeve paraprake vërtetuan se në fakt ato janë këlyshë luani 8-muajsh.
Sipas tij deri më tani janë zbuluar vetëm skelete luanësh dhe jo këlyshësh.