Në Ferizaj arrestohen personat e kërkuar për vjedhje të rëndë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Ferizaj, ka arrestuar dy persona në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Ferizajt, dënim burgimi, me nga 2 vjet :

  • N.A ( M/SH/K), 20 vjeçar dhe
  • E.R ( M/SH/K) 22 vjeçar
    Që të dy ishin të kërkuar për të njejtën vepër penale, në bashkëkryerje ’’Vjedhje e rëndë në vazhdim”’ .

Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës , policia ka hasur në rëzistencë tek i pandehuri N.A, i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtar policor, të cilët kanë marr lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është inicuar edhe një rast ‘’Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme