Në Ferizaj diskutohet Ligji për Sponsorizime

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme në Ferizaj, është mbajtur një takim nga përfaqësues të Komiteti Olimpik të Kosovës dhe ata të Administratës Tatimore të Kosovës, me klubet sportive të Ferizajt, shoqatat kulturore, OJQ-të dhe bizneset e këtij qyteti, ku u diskutua për ligjin e sponzorizimit.

Hapjen e këtij diskutimi e bëri drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani e cila ka vlerësuar tejet lart këtë takim, ku në mënyrë të detajuar të elaborohet ky ligj.

Ndërkaq Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, tha se deri më tani mbi 100 kontrata janë lidhur prej kur ka hyrë në fuqi ky ligj, duke kërkuar që këtë ligj ta marrin parasysh edhe komiteti i sportit dhe biznesit të Ferizajt.
“Deri më tani mbi 100 kontrata janë të lidhura që i bie se ky ligj është duke funksionuar dhe nuk ka dilema por duhet rregullorja të përfillet pasi deri te lidhja e kontratës nuk ka procedura të rënduara, por sot e biseduam që të gjejmë edhe forma të terja të thjeshtësimit që të jemi më efikas dhe ti lëmë të lirë komunitetin e biznesit dhe të sportit që të jenë në dobi të ngritjes së sportit” ,është shprehur Hasani.

Kurse përfaqësuesi i ATK-së, Nait Sharku tha se ATK-ja është e përgatitur që të respektoj ligjin e sponzorizimeve, por edhe të u jep sqarimeve bizneseve në lidhje me zbatimin e këtij ligji.

“Ne si ATK jemi të gatshëm në çdo formë të japim sqarime si klubeve ashtu edhe bizneseve që mendojnë të lidhin kontrata. Në vitin e kaluar kontratat që janë lidhur kanë mundësi ti paraqesin në pasqyrat financiare që është afati deri më 31 mars, ndërsa ato financime që i kanë bërë nga janari deri më tani do i zbresim nga deklarata e vitit 2020. Mbi të gjitha gatishmëri për të financuar kulturën sportin nuk duhet jetë vetëm te pjesa e tatimit por është edhe zhvillim i sportit pasi ne krenohemi me të arriturat e sportit dhe kulturës
Kurse pjesëmarrësit e këtij debati parashtruan pyetje të ndryshme të cilët morën përgjigje nga Hasani dhe Sharku.

Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është miratuar në qershore të vitit të kaluar, ligj ky i cili u jep mundësi federatave, klubeve, sportistëve dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, por edhe institucioneve kulturore, që të kenë mbështetje nga sponsorët. Ndërsa sipas këtij ligji bizneset të cilat sponsorizojnë aktivitetet e sportit, u njihet zbritja 30 për qind nga tatimi në fitim, ndërsa ato që sponsorizojnë aktivitetet e kulturës u NJIHET zbritja për 20 për qind nga tatimi në fitim.

Fotografia e Komuna e Ferizajt
Fotografia e Komuna e Ferizajt

Të ngjashme